Kreu i tifozërisë ultrase “Curva Sud” të Milanit, Luca Luçi, u dënua me 7 vjet burg për trafik droge.
Nga hetimet paraprake, të kryera nga prokurori Leonardo Lesti, rezultoi se Luçi ishte në krye të një organizate që kishte krijuar marrëdhënie me trafikantët e drogës në Brazil dhe Marok.
Aktiviteti i paligjshëm ishte planifikuar, megjithatë, pa marrë pjesë asnjëherë aktivisht, por “duke dhënë udhëzime përmes softuerit Encrochat, të instaluar në një celular”, teksa përdorte “një numër telefoni holandez”. Siç shkruhet në urdhrin e hetuesit Fabricio Filiçe, kreu i “Curva Sud”, ishte regjistruar në sistemin e enkriptuar të bisedave me pseudonimin ‘Belvaitalia’.