-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pronari i kazinosë mbyll brenda inspektorët e lojërave të fatit

Kryesoret

Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur në Tiranë. Pronari që kishte lojëra fati të paligjshme, ka mbyllur brenda inspektorët e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Sotir Beqo, banues në Tiranë.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve për hapjen e derës, ndërsa brenda ambientit policia sekuestroi 9 kompjutera që përdoreshin për lojërat e fatit.

Në total janë sekuestruar 9 kompjutera të lojrave të fatit të cilët kanë mbishkrimin “Apex” dhe “Games 4You”, ndërsa deri në mesditën e sotme policia dhe inspektorët e Lojrave të Fatit, nuk kanë qënë të informuar se ishte personi që posedonte këtë biznes të paligjshme në Tiranë.

Sipas burimeve të policisë, kazinoja është konstatuar fillimisht nga inspektorët e Agjensisë së Monitorimit të Lojërave të Fatit, të cilët kanë hyrë në këto ambjente.

Por individët që ndodheshin brenda në kazino, janë larguar me vrap, duke mbyllur më pas dhe derën e ambjentit të përshtatur si kazino, dhe lënë brenda punonjësit e AMLF-së.

Mësohet se kanë qenë këta të fundit që njoftuan policinë dhe drejtuesit e AMLF-së për të kërkuar ndihmë, pasi ishin mbyllur brenda një kazinoje.

Hetimet për këtë rast të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, janë duke vijuar ndërsa po vijohet të punohet me analizimin e kamerave të sigurisë së zonës, për të mësuar pronarin e vërtetë që kishte aktivizuar kompjuterat e lojërave të fatit.

Sot në Tiranë janë tre kazino të licensuara nga qeveria dhe që ushtrojnë aktivitet tregtar në fushën e lojërave të fatit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit