Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manistriliu ka bërë të ditur lajmin se do hapet një qendër shëndetësore në Fier.
“Ashtu siç kemi realizuar në 300 qendrat shëndetësore që ne kemi rehabilituar, me të njëjtat kushte dhe standarde, si në fshat dhe në qytet, si në periferi edhe në qendër, edhe kjo qendër shëndetësore e rehabilituar, ofron shërbim me standarde për rreth 15 mijë banorë të Bashkisë Fier. Investimi ynë në kujdesin parësor do të vijojë me fazën e dytë të rehabilitimit të qendrave shëndetësore, me 37 qendra të reja në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh se do të nisë zbatimi i strategjisë për ofrimin e shërbimeve socio-shëndetësore brenda qendrave shëndetësore.