Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se kadetë nga Kosova do të jenë pjesëmarrës në garën e akademive ndërkombëtare në SHBA.
Kjo garë e akademive ndërkombëtare është garë vjetore dhe marrin pjesë akademi të ndryshme ushtarake nga e gjithë bota.
“Pjesë e kësaj gare këtë vit ishin edhe kadetët nga Kosova: Vesa Ibrahimi dhe Andrin Vuthaj, që janë pjesë e akademisë ushtarake West Point në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.
Në ketë garë ekipet e akademive testohen në shkathtësi të ndryshme ushtarake, si shkathtësitë dhe qëndrueshmëria fizike e kadetëve, navigimi, gjuajtje me armë të gjata dhe pistoletë, marshim dhe shkathtësi të tjera ushtarake. /Zëri