-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shehu: Rama pengesa e vërtetë e integrimit në BE, jo Brukseli e as MV

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, përmes një statusi në Facebook akuzon kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama që është pengesa e vetme e integrimit në Bashkimin Evropian.

Postimi i plotë i Tritan Shehut

Perseri dhe sot ne Konferencen Parlamentare Adriatiko-Joniane, Rama kerkon te fajesoje qendrimin e Brukselit dhe pengesat ndaj MV, per bllokimin e procesit tone te integrimit (ne fakt kemi bere hapa prapa), prej vitit 2014.

Kjo eshte spekullative per te fshehur te verteten.

Per kujtese ne ato vite u tha se Shqiperia nga mos permbushja e standarteve po pengonte edhe MV.

E verteta eshte se as Brukseli, qe perkundrazi ka qene gjithmone i hapur per nje Shqiperi te integruar ne vartesi te standarteve tona te realizuara, dhe aq me pak MV ka qene pengese per ne, kjo e fundit as mund te jete.

Shqiperia jo vetem ka bere hapa mbrapa ne ate proces prej shume vitesh, por dhe po largohet nga niveli i kerkesave europiane.

Kjo manifestohet nga rritja e kushteve per celjen e negociatave, prej tre aktualisht ne mbi 15, gje qe na largon nga e ardhmja jone jetike dhe e vetme.

Ishte Rama qe nxiti e stimuloi “pengesen” maqedonase pikerisht per te maskuar deshtimin e Qeverise se tij ne ate proces unik per ne.

Eshte Rama, qe po e veshtireson e edhe me shume kete proces duke lidhur tashme Shqiperine edhe me Serbine nepermjet Ballkanit te Hapur, kur orientimi i saj eshte Unioni EuroAsian i Moskes.

Eshte ai qe qellimisht kerkon te anashkaloje projektet e BE per bashkepunim rajonal e integrimin si Procesi i Berlinit, me te tille nisma antieuropeiste, vuciciane e me shtyrje drejt Rusise e Lindjes si “Jugosllavia e Re”.

Rama nuk eshte faktor integrues, perkundrazi, ai me koshience a detyrim lindor e pengon kete proces per Shqiperine, shqiptaret e Rajonin.

Dhe per kete nuk mund te fshihet me as prapa “Brukselit” as prapa Shkupit.

Kjo ka te beje me lidhjet e detyrimet e tij prej faktoreve, qe nuk desherojne e nuk u intereson integrimi yne europian, per interesat apo reminishencat historike te tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit