Kristjan Asllani ka realizuar golin e parë të Serie A dhe këtë e ka bërë në ndeshjen ndaj Interit. Mesfushori shqiptar realizoi një gol mjaft të bukur në pjesën e parë, ku Empoli është duke udhëhequr 0-2 në San Siro ndaj zikaltërve që duam me patjetër të fitojnë në këtë sfidë për të mbajtur gjallë shpresat për titullin këtë sezon.