Nga Tritan Shehu
Nje reflektim duke lexuar disa lajme:
Kur njerezit nuk luftojne per lirine, “bota” te haron!
Shembulli me i mire per kete jane krahasimi midis:
1-Zhvillimeve tragjike e ne harese ne Afganistan, mbas disfates e terheqjes se turpeshme te Perendimit prej aty.
2-Mbeshtetjes se gjere qe ka ngjallur kudo rezistenca ekstreme e sakrificat e Ukraines ndaj agresionit fashist rus.
Te gjithe i kujtojne ato skena te dhimbeshme te atyre diteve ne Kabul, vemendjen e madhe mediatike per ato.
Por edhe ato deklarata iluzive e demagogjike se talebanet po ndryshojne, do jene ndryshe, “moderne” etj etj brockulla, thjesht per te maskuar realitetin e hidhur qe e priste ate popull dhe rreziqet qe mund te shperndahen.
Sot ku jemi?
Afganistani eshte kthyer se paku 20 vite mbrapa, ne obskurantizem, shtypje, ne nje ferr te vertete per njerezit, qe kishin filluar te rilindnin.
Skllaveri per te gjithe, vecanerisht per grate e vajzat.
Edhe ”burga” u kthye e detyruar, se per lirite, shkollimin etj, as qe behet fjale.
Dhe pothuajse askush nuk flet per cfare po ndodh ne ate vend.
Kjo sepse atje dhe njerrezit aty heshtin nen tmerrin e represioneve.
Ndersa Ukraina lufton, njerezit luftojne deri ne fund, me sakrifica te pa limite.
Sepse ne ate popull “liria e demokracia” jetojne midis njerezve.
Prandaj ai vend, lufta e atyre ukrainasve eshte ne qender te vemendjes, se bashku me shpresen e fitores, qe eshte reale.
Nqs Kievi do te ishte dorezuar ne tre dite sic parashikonte Putin, si ndodhi me Kabulin, nqs Zelevisky do kishte marre arratine si Ghani, nqs nuk do te kishte Mariupol, sot askush nuk do te fliste per Ukrainen e per diktaturen, qe do te ishte vendosur aty.
Do te ishte ne nje sens nje Afganistan i dyte, ne roberi e harrese.
Nje mesazh ky, dhe per ne shqiptaret, perballe rrezikut qe po na kanoset per tu haruar nen nje autokraci lindore, ku po zhytemi.