Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur edhe njëherë tjetër shqetësimin e efermerëve shqiptarë për rritjen e kostove.
Mëngjesin e së dielës, Braçe ishte në një kompleks ku rriten viçat. Nga aty, deputeti socialist u shpreh se shqiptarët janë duke ngrënë mish edhe nga Argjentina dhe Brazili, ndërsa për prodhimin vendas nuk mendohet, pasi janë rritur ndjeshëm çmimet e misrit e elbit.
“PUNET E MIRA BEHEN QE NE MENGJES;
TEK BASHKIM MACI, MARIO DHE LIKJA- DJEMTE E TIJ NE CERME/DIVJAKE!
KOMPLEKSI ME I MADH BLEGTORAL PER PRODHIM MISHI NE KETE VEND, PO EDHE NE FQINJET TANE VERIORE E VERILINDORE!
Bashkim Maci po ben 20 vite te jetes se tij ne kete kompleks; djemte e tij po rriten aty-nen te 30-tat NUK IKIN, por punojne cdo dite fort ketu, me vicat;
I marrin 100 kg dhe i rritin deri sa arrijne peshen 500 kg e me lart, duke prodhuar ketu ne Cerme/DIVJAKE, mishin me te mire ne vend.
Oooo sa here pyesni veten-CFARE MISHI PO HAME? Tani edhe me shtrenjte;
Po natyrisht po hani edhe mish nga Argjentina, edhe mish nga Brazili;
Por mishi i prodhuar ne vend, ne kete kompleks, jo vetem qe nuk eshte si ai, por eshte i fresket, i kontrolluar i shendetshem!
Ushqimi po behet i shtrenjte, cdo dite shtrenjtohet-misri 56 leke, elbi 58 leke,
hime 34 leke, bersi luledielli 34 leke,
soja 98 leke; MENYJA E SHTRENJTE QE NUK DIHET KU DO NDALET!
Duhet ta ndalte BORDI!
Por ne Tirane nuk e dine se vec njerezve, USHQIM HANE EDHE KAFSHET NE PRODHIM, ato prej te cilave prodhohet MISHI, QUMESHTI, VEZET!
Si eshte ajo shprehja?!
NUK KA KOHE PER MESIM, DUHET THJESHT SHERBIM!
Ndryshe djemte e mire qe merren me bujqesi e blegtori DO JENE GJITHNJE E ME PAK;
Humbja e tyre eshte humbja jone;
Deshtimi i tyre pertej mundit e sakrifices, eshte deshtimi yne, pikerisht se as menduam, as u munduam per ta!
Deri ketu e ngriten dhe e sollen kete pune vete; TANI DUHET NDIHMA E SHTETIT, QEVERITE PER KETE JANE;
Te ndihmojne qe te jetojne me prodhimin ketu ne vend, te ndihmojne te mbyllin ciklin e prodhimit e sherbimit te mishit ketu!”, mbyllet postimi i Erion Braçes.