Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka reaguar pas aksidentit të sotëm në rrugën e Kavajës ku një makinë ‘G Class’ mori para çiftin Konomi dhe foshnjën e tyre 3-muajsh teksa po kalonin te vijat e bardha.
Në një postim në Facebook Braçe shprehet i ‘tmerruar’ nga pamjet dhe thotë se në Tiranë ka kohë që të fortët sillen si zot me makina të shtrenjta dhe bëjnë ç të duan e nuk pyesin për ligj.
“TMERR!Sepse u be kohe qe, ne RRUGET E TIRANES sillen si zot TE FORTET, keta me keto makina, te shtrenjta e qe paraja e madhe ju jep nje status mbi çdokënd tjetër, ne kufijtë e TE DREJTES PER TE SHTYPUR; mbi ligjin po e po; Ecin si te duan, ndalojnë ku te duan, parkojnë dysh e tresh ku te duan, posaçërisht para lokaleve ku ulen e ku doemos duhet te kene si pamje ata por edhe gjindja, MAKINEN STATUS; pa pyetur per kerkend, edhe 200 meter larg ne çdo drejtim nga godina e Qeverise!”-shkruan ai.