Reperi Gentinjo është përballur me një situatë të pakëndshme në rrjet.
Atij i kanë hakuar profilin e tij të Instagramit, nga ku i kanë fshirë të gjitha postimet.
Këtë e ka bërë me dije Mozzik, i cili përmes një postimi në Instagram tha: “Faqja zyrtare e Getinjo është hackuar për momentin. Respekt”.
Ndërkohë, sa i përket muzikës, dy vëllezërit reperë kanë paralajmëruar një këngë të re që do të mbajë titullin “Totorina”. Ende nuk ka një dalë publikimi për projektin e ri muzikor.