-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plenkoviç takon Zelenskin në Kiev: Kroacia e di se si është të jesh nën agresion ushtarak

Kryesoret

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, mbërriti në Kiev të Ukrainës mëngjesin e kësaj të diele të 8 majit për të zhvilluar një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski, raporton Index.hr.

Qeveria ka publikuar foto që tregojnë se Plenkoviç është pritur nga Zelenski.

Siç mësohet jo zyrtarisht nga ekzekutivi, vizita nuk ishte paralajmëruar më herët për arsye sigurie.Kryeministri shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Gordan Grliç Radman dhe Zvonimir Frka-Peteshic, shef i kabinetit të kryeministrit.

“Kroacia e di se si është të jesh nën agresion ushtarak dhe vazhdon të ofrojë mbështetje politike, diplomatike, financiare, humanitare, teknike dhe çdo mbështetje tjetër të mundshme për Ukrainën, si dhe ndihmë për t’u kujdesur për refugjatët ukrainas”, thuhet në njoftimin për media të Qeverisë së Kroacisë.

Në takime, lidershipi shtetëror ukrainas do ta informojë kryeministrin për pasojat e shkatërrimeve të shkaktuara nga sulmet ruse dhe do të diskutohet për ndihmën e mëtejshme dhe vazhdimin e rrugës evropiane të Ukrainës.

Vizita e kryeministrit në Ukrainë po zhvillohet në prag të Ditës së Evropës dhe është një shprehje solidariteti dhe mbështetjeje për autoritetet ukrainase dhe popullin mik ukrainas, të cilët janë viktima të agresionit brutal rus.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit