Ambasadori ukrainas në Britaninë e Madhe ka thënë se mënyra më e mirë për të dalë nga lufta është “nëse Ukraina fiton ushtarakisht”.
Rusia dhe Ukraina kanë pasur gjashtë raunde negociatash, tha Vadym Prystaiko në një konferencë në King’s College në Londër.
Ai tha se Rusia kishte ardhur për të negociuar me pritshmëri “joreale” dhe “të pajustifikuara”.
“Unë mendoj se mënyra më e mirë për të dalë nga kjo është nëse Ukraina fiton ushtarakisht,” tha ambasadori i vendit në MB.
Kostoja e rindërtimit të Ukrainës pasi të ketë përfunduar lufta duhet t’i bie Rusisë dhe jo “takspaguesve perëndimorë”, shtoi ai gjatë konferencës së Mbrojtjes së Evropës.