-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadorja e SHBA në OKB: Putin e ka pranuar se nuk ka fitore për të festuar

Kryesoret

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Linda Thomas-Greenfield, ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin e ka pranuar se nuk ka fitore për të festuar.

Në një prononcim për CNN për 9 majin, “Ditën e Fitores” së BS ndaj Gjermaninsë naziste, ajo shtoi e gjithsesi Putin nuk ka dhënë asnjë tregues që indikon se mund të planifikojë t’i japë fund agresionit në Ukrainë.

Në reagimin e parë të një zyrtari të administratës Biden ndaj fjalimit të sotëm të Putinit, Thomas-Greenfield vuri në dukje se lideri rus nuk i përdori komentet e tij të hënën për të njoftuar një tërheqje nga Ukraina – gjë që do të ishte mirëpritur nga Shtetet e Bashkuara – dhe që ajo tha se ishte sinjale se lufta e Putinit do të vazhdojë.

“Përpjekjet e tij në Ukrainë nuk kanë pasur sukses. Ai nuk ishte në gjendje të shkonte në Ukrainë dhe t’i gjunjëzonte brenda pak ditësh dhe t’i dorëzonte. Megjithatë, konflikti nuk ka përfunduar, me siguri. Ai nuk njoftoi një tërheqje. Ai nuk njoftoi një marrëveshje me ukrainasit. Kështu që unë dyshoj dhe ne të gjithë vlerësojmë se ky mund të jetë një konflikt afatgjatë që mund të vazhdojë për muaj të tjerë.

Do të ishte shumë e fortë të thuhej se Shtetet e Bashkuara “i mirëpritën” vërejtjet e Putinit sot, sepse lufta e pandërgjegjshme ndaj popullit ukrainas vazhdon. Pra, ajo që ne do të shohim si një shenjë pozitive është që Putini të tërheqë trupat e tij nga Ukraina dhe t’i japë fund kësaj lufte të pandërgjegjshme,” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit