Një vajzë nga Rahoveci është shpallur e zhdukur pasi ka humbur kontaktet me të afërmit që prej ditës së shtunë.
Denoncimin në polici e ka bërë babai i vajzës, i cili është shprehur se nuk ka asnjë kontakt me vajzën e tij prej dy ditësh.
“Më 08.05.2022 një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.