Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja pa paraqitur sot në foltoren Kuvendit problematikat e mësuesve në Librazhd dhe Përrenjas.
Gështenja është shprehur se veç infrastrukturës mësuesit kanë problem me pagat.
“Nuk është në natyrën time që të mos them gjëra të pavërteta. Mësuesit në Librazhd dhe Përrenjas nuk janë paguar për 7 muaj. Ata janë pa sigurime shoqërore dhe kjo vërtetohet fare lehtë, duke hyrë në e-Albania. Mësuesit kanë protestuar në Drejtorinë e Arsimit.”, pohoi ai.
Ndërkohë, ministrja e ka mohuar këtë pretendim, ndërsa tha se në Librazhd nuk ka asnjë pagesë të mbetur pezull për mësuesit.
“Nuk e mora fjalën pas jush se doja të bëja verifikimet. Dhe më rezulton se për Librazhdin nuk ka asnjë pagesë e mbetur pezull dhe për orët suplementare dhe për transportin. Ndërsa për Përrenjasin, janë tre muajt e fundit që nuk kanë kaluar pagat e orëve suplementare dhe se ato do të kalojnë nesër ose pasnesër. Mësuesit nuk emërohen sipas bindjeve partiake. Kjo ka ndodhur vite më parë. Sot të gjithë emërohen sipas portalit për mësues. Nëse keni fakte për këto që thoni, denonconi dhe më thoni edhe mua që të marrim masat.”, tha ajo.