Ka shumë gjasë që Vladimir Putini të vendosë së shpejti ligjin Marshall në Rusi për të mbështetur përpjekjen e luftës në Ukrainë, ndërsa armët bërthamore mund t’i përdorë vetëm në rast të një “rreziku ekzistencial” për Moskën.
Është ky komenti i fundit i inteligjencës amerikane, ku raportimet e SHBA-ve bëjnë me dije detajet e fundit nga fronti i luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.
Katër detaje janë me rëndësi sipas shefes së Inteligjencës amerikane, Avril Haines.
I pari, ka të bëjë me faktin se Putini është i vendosur për të çuar luftën përtej Donbassit, deri në rajonin e Transnistrias në Moldavi.
Së dyti, plani i luftës për Rusinë nuk është afatshkurtër, por afatgjatë. Qëllimi kryesor i kësaj lëvizjeje, është përçarja e Evropës dhe pamundësia e kontinentit të vjetër për t’i gjetur një zgjidhje problemit.
Më pas, supozohet se Putini do të vendosë ligjin Marshall në zbatim, për të mobilizuar popullsinë ruse në këtë fazë të luftës.
Detaji i katërt dhe i fundit, është pikërisht ai më kërcënuesi, pasi fut në ekuacion përdorimin e armëve bërthamore.
Këto të fundit sipas Haines, do të përdoren vetëm në rastin e një “rreziku ekzistencial” për Rusinë, ose të paktën në atë çfarë Putin percepton si të tillë.
Detajet nga Inteligjenca amerikane kanë qenë në çdo pikë të luftës shumë të sakta dhe të përpikta, që prej fillimit të saj.
Mbetet për t’u parë nëse këto detaje të reja të nxjerra në dritë, do të jenë apo jo të sakta