Pezheskian theksoi se Irani nuk ka ndërmend të zhvillojë armë bërthamore dhe ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në çdo proces verifikimi.
“Ne nuk kërkojmë të sigurojmë armë bërthamore. E kemi deklaruar këtë vazhdimisht dhe jemi të gatshëm për çdo verifikim,” theksoi Presidenti iranian, Masoud Pezheskian, gjatë fjalimit të tij në festimet e 47-vjetorit të Revolucionit Islamik. Ai shtoi se qëndrimi i Iranit është i fortë dhe se vendi nuk ka ndërmend të përfshihet në garën e armëve bërthamore, duke u angazhuar për një program bërthamor paqësor.
Në lidhje me bisedimet e vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara, Pezheskian theksoi se, pavarësisht tensioneve, Irani nuk do të pranojë “kërkesa të tepërta”. Ai e ripërsëriti angazhimin e Iranit për paqen dhe stabilitetin në rajon, duke theksuar se vendi do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin e tij dhe të përfshihet në dialog me të gjitha forcat e rajonit për të krijuar një atmosferë paqeje dhe qetësie. “Irani ynë nuk do të tërhiqet përballë agresionit, por ne vazhdojmë dialogun me të gjitha forcat tona me vendet fqinje për të vendosur paqen dhe qetësinë në rajon,” shtoi ai.









