Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock gjatë një vizite në Kiev këtë të martë njoftoi se Gjermania do të fillojë rihapjen e ambasadës së saj në Ukrainë.
Ambasada do të fillojë të funksionojë me kapacitet të kufizuar, tha Baerbock, dhe ambasadorja gjermane në Kiev, Anka Feldhusen, do të jetë përsëri përfaqësuesja gjermane në Kiev.
Në fjalën e saj, ministrja e Jashtme tha gjithashtu se presidenti rus Vladimir Putin ka rënë viktimë e vetëmashtrimit.
“Ai besonte se vlerat tona evropiane të lirisë dhe humanizmit, na bëjnë dekadentë dhe të dobët. Ukrainasit kanë vërtetuar se në realitet është e kundërta. Vullneti juaj për liri ju bën të fortë, “tha Baerbock.
“Dhe dijeni se po luftoni për humanizmin tuaj kundër një ushtrie që njeh vetëm cinizëm dhe terror. Kjo është arsyeja pse lufta juaj shënon një pikë kthese në mosmarrëveshjen botërore midis demokracisë liberale dhe regjimeve autokratike”, vazhdoi ajo.