-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

HARTA/ Si e ngatërruan rrugën turistët në Valbonë, vdes njeri prej tyre

Kryesoret

Nga ngjarja e rëndë që ndodhi këtë të martë në alpet mes Valbonës dhe Thethit, ku dy turistë gjermanë ranë në greminë, mësohet se njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

Grupi prej 4 turistëve të huaj po eksploronte alpet teksa dyshohet se kanë ngatërruar rrugën. Dy prej tyre kanë rënë në humnerë ndërsa raportohet se një prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa turisti tjetër është në gjendje të rëndë.

Në foton e mëposhtme duket rruga që kanë ndjekur turistët (vija me të kuqe), ndërkohë që duhet të kishin ndjekur rrugën poshtë (vijën me të verdhë)

Njoftimi i policisë

Rreth orës 12:40, jemi njoftuar nga DVP Shkodër, se në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, dyshohet se dy turistë gjerman, duke eksploruar zonën, janë dëmtuar rëndë.

Për t’u ardhur në ndihmë turistëve, janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë dhe shërbimet e DVP Shkodër, si dhe është njoftuar spitali i Tropojës, për të nisur ekipin mjekësor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit