Këngëtarja e cila përfaqëson Shqipërinë në Eurovision Song Contest, Ronela Hajati, ka dhuruar një performancë vërtetë elektrizuese në hapjen e gjysmëfinales së parë të festivalit muzikor kontinental.
Menjëherë pas shfaqjes së vërtetë që dhuroi, ajo ka deklaruar prapa perdeve të festivalit se “ndodhi gjithçka ajo ka ëndërruar në jetë”.
Duke u hedhur lart e poshtë nga gëzimi, Hajati e përshkroi situatën nga mbresat e saj përballë publikut italian dhe jo vetëm.
“Publiku ishte i shumtë. Ata brohorisnin emrin tim dhe kjo është gjithçka dua. Nuk po kuptoj asgjë!”.
Ky ka qenë edhe reagimi i parë i këngëtares shqiptare, e cila me këngën “Sekret” e nisi me këmbën e mbarë Eurovision dhe i hapi rrugën tre netëve magjike për muzikën kontinentale