Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë, ku një këmbësor ka humbur jetën pas përplasjes nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15, në afërsi të mbikalimit të Gosës, kur automjeti i drejtuar nga R. Q., 39 vjeç, ka goditur këmbësorin që po kalonte rrugën.
Pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje nga plagët e marra.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia për hetime të mëtejshme.
Për momentin, autoritetet janë angazhuar për të identifikuar viktimën dhe për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
Grupi hetimor është ende në vendngjarje dhe pritet të ofrohet informacion i mëtejshëm.









