-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grida Duma ngre zërin dhe i bie tavolinës: Jepjani Presidentin PD-së

Kryesoret

Konferenca e kryetarëve e mbledhur për të caktuar nisjen e procesit për zgjedhjen e presidentit të ri u përfshi nga debati i fortë. Deputetja e PD-së Grida Duma ngriti tonin e zërit dhe kërkoi nga PS-ja që presidentin t’ia lënë opozitës, pasi kanë të gjitha pushtetet e tjera.

“Nuk mund të vijmë atje të presim të shikojmë emrin në 3 minutat e fundit. Nuk është e nevojshme të kalojmë topin, si ishit ju dhe si ishim ne. Më vjen keq që e ngre zërin. Klasa politike 30 vjeçare nuk na nderon. Ju sot vini me një vendim politik që presidenti të mos jetë politik. Qëndrimi që kam.

Nëse ju shpresoni që do të ulemi këtu dhe të do të bëhemi noterë të procedurave tuaja të merrni kriteret dhe t’i përktheni sipas emrave që keni, por këtë nuk mund ta merreni. Ju mund ta zgjidhni presidentin në raundin e katërt, por fasadë për tre raundet e para nuk do të ketë. Ju kërkoni që të jemi ne fasadë.

Nëse ju nuk e doni dhe shkoni te 71 votat, ilegjitime para popullit, pasi dihet sa problematike janë 6-7 mandatet që keni, që janë vota të blera. Atëherë nëse nuk e keni këtë, jepjani propozimin e parë opozitës dhe pastaj nëse ju doni të tregoni se jeni konstruktiv shikoni sa konsensuale është opozita.

71 votat aty i keni, pushtetin lokal ju e keni, gjithçka ju, do të duhet të ishit fisnikë te cështja e presidentit” tha ajo. Por shumica nuk u tërhoq. “Të ndarët e keni ju apo ne, është pazar, kjo e bën pazar, ne nuk jemi në pazar” tha Ermonela Felaj.

Sipas Kushtetutës, procedura për zgjedhjen e presidentit duhet të nisë 60 ditë përpara mbarimit të mandatit presidencial, ndërsa raundi i parë i votimit zhvillohet jo më shumë se 7 ditë nga fillimi i saj. Gjithsej zhvillohen pesë raunde votimi, ku tre të parat kërkojnë një shumicë të cilësuar prej 84 votash për zgjedhjen e presidentit, ndërsa për dy raundet e fundit nevojitet një shumicë e thjeshtë, 71 vota.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit