-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paguhen punëtorët por inceneratori i Elbasanit nuk djeg mbetje

Kryesoret

Drejtuesi rajonal i Inspektorati Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Egliver Laloshi i tha BIRN se rrogat e prapambetura për dy muaj për 30 punëtorët e impiantit të incenerimit të mbetjeve të Elbasanit janë likuiduar nga kompania Albtek Energy.

Mësohet se të gjithë punëtorët përveç dy shoferëve kanë pasur një konfirmim të kontratës së tyre nga ana e bashkisë Elbasan, e cila është në procesin e marrjes në menaxhim të impiantit nëpërmjet një kontrate qiramarrje simbolike.

“Ne negociuam që punëtorët të merrnin pagat dhe kjo gjë u arrit,” tha Laloshi. “Sa i përket vazhdimit të punës nga ana e punëtorëve i përket institucioneve respektive të përgjigjen,” tha Laloshi.

Laloshi ka qënë zyrtari vendor që ndërmjetësoi me punëtorët pas hedhjes se tyre në protestë deri në shlyerjen e pagave.

Kompania Albtek Energy tashmë është në sekuestro preventive dhe administraohet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Sekuestrimi i kompanisë u urdhërua nga SPAK, pas arrestimit të ish-ministrit së Mjedisit, Lefter Koka nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

Edhe pse vetë inceneratori nuk punon, të gjithë punëtorët janë në punë. Aktualisht funksionon seleksionimi i mbetjeve dhe depozitimi në landfill. Punëtorët thonë se janë të pakënaqur me llojin e punës së ofruar.

“Unë punoja tek seleksionimi i plastikës dhe tani kam përfunduar tek kanaçet,” tha njëri prej punëtorëve që refuzoi të indetifikohej me emër, ndërsa shtoi se i kanë dhënë një punë më të vështirë.

“Ka njerëz që nuk bëjnë asnjë punë dhe e marrin rrogën kot,” u ankua ai.

I kontaktuar nëpërmjet telefonit kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja konfirmoi se janë punësuar 28 puëntorë nga 30 që kishte më parë inceneratori.

“I kemi rimarrë në punë të gjithë punëtorët ashtu siç edhe premtuam veç dy shoferëve për të cilët nuk kishte mjete,” tha Llatja, ndërkohë që konfirmoi se ende inceneratori nuk është vënë në funksion.

Aktualisht në landfillin e Elbasanit bëhet vetëm depozitimi dhe seleksionimi i mbetjeve urbane nga të gjitha bashkitë e qarkut Elbasan./ BIRN

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit