Sipas zyrtarëve të lartë amerikanë për çështjet e Mbrojtjes, Moska është javë të tëra me vonesë, sa i përket planit të saj për të uzurpuar rajonin lindor ukrainas, të njohur gjerësisht si Donbass
Vladimir Putini sipas eksponentëve të lartë amerikane, ka pasur pritshmëri krejtësisht të tjera për mënyrën se si operacioni ushtarak do të ecte në Donetsk dhe Luhansk.
Një prej arsyeve pse mendohet se kjo gjë po ndodh, është pikërisht edhe ajo e sanksioneve të shtuara të Perëndimit ndaj Kremlinit. Mbi 10 mijë sanksione janë vendosur kundrejt Moskës.
Po ashtu, është bërë me dije nga një zyrtar amerikan për median britanike shtetërore BBC, se prej fundosjes së anijes legjendare ruse Moskva, të gjitha anijet e tjera kanë ruajtur një distancë të madhe nga porti i Odessas.
Ndaj, avancimi rus është frenuar edhe në këtë front.