Ish-ambasadori kinez, Gao Yusheng ka kritikuar ashpër pushtimin rus të Ukrainës.
Në një komunikim për mediat ai ka deklaruar se Rusia e ka humbur plotësisht Ukrainën.
Gao Yusheng gjithashtu u shpreh se lufta e Rusisë po dështon dhe se sipas tij shkeljet dhe veprimet e presidentit rus Vladimir Putin janë kërcënimi më i madh për paqen , sigurinë dhe stabilitetin Euroazi.