Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe homologu i tij suedez kanë thënë se marrëdhëniet me Vladimir Putin nuk mund të normalizohen kurrë pas pushtimit rus të Ukrainës.
Johnson u takua më herët me kryeministren suedeze Magdalena Andersson për të nënshkruar një angazhim të ri të sigurisë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Suedisë.
Një zëdhënës i Johnson tha më pas të dy liderët kishin “nënvizuar se marrëdhëniet me Putinin nuk mund të normalizoheshin kurrë”, sipas Reuters.
Zëdhënësi tha gjithashtu se liderët ranë dakord se pasgoditjet nga pushtimi i Putinit kishin “ndryshuar rrënjësisht arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare”, raporton agjencia e lajmeve.