-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Piloti humbi ndjenjat, pasagjeri ul avionin

Kryesoret

Një pilot amerikan ka humbur ndjenjat gjatë fluturimit, më pas avioni është ulur me ndihmën e një udhëtari pa eksperiencë, por me ndihmën e një kontrollori fluturimesh.

Piloti besohet të ketë pasur një problem shëndetësor që i ka rënë të fikët. Pasagjeri, pasi vlerësoi situatën, filloi të fluturonte me një avion privat dhe u ul në aeroportin Palm Beach. 

“Kam një situatë të rëndë. Piloti im është i pavetëdijshëm dhe nuk e kam idenë se si ta drejtoj avionin. Unë shoh bregdetin e Floridës përballë, por nuk e kam idenë se ku jam”, i tha pasagjeri kontrollorit të fluturimit.

“Përpiquni ta ndiqni bregdetin në veri ose në jug. Ne po përpiqemi t’ju gjejmë”, tha kontrollori. 

Kontrolli gjeti avionin që ishte mbi Boca Raton në atë kohë. Kontrolluesi i trafikut ajror vazhdoi ta drejtonte pasagjerin. “Përpiquni t’i mbani krahët në nivel dhe shikoni nëse mund të filloni të zbrisni. Zbrisni shumë ngadalë, shtyni komandat përpara”, tha kontrollori. 

Pasagjeri e solli me sukses dhe pa probleme avionin në pistë. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit