-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Apple do të ndërpresë prodhimin e iPod-it

Kryesoret

Kompania teknologjike “Apple” ka ndërprerë prodhimin e iPod më shumë se 20 vjet pas publikimit të tij të parë.

Pajisja më e fundit e riprodhuesit muzikor, iPod Touch, nuk është përditësuar që nga viti 2019 dhe shumë nga veçoritë e tij tani janë të disponueshme në produkte të tjera.

Apple njoftoi se do të vazhdojë të shesë Touch, gjenerata e vetme e iPod-it që është ende në shitje, “derisa të mbarojnë furnizimet”.

iPod u prodhua për herë të parë në vitin 2001 dhe ishte pajisja e parë MP3 e aftë për të ruajtur 1 mijë këngë.

Përveç Touch, versionet përfshinin iPod Mini, iPod Nano dhe iPod Shuffle.

Deri në vitin 2011, Apple zotëronte 70% të tregut global të pajisjeve MP3 dhe deri më sot janë shitur më shumë se 400 milionë iPod.

Kompania ndaloi shitjen e iPdo “Nano” dhe “Shuffle”, në 2017-ën dhe ekspertët e industrisë kishin parashikuar prej kohësh se “Touch” do të ndiqte të njëjtën rrugë, duke pasur parasysh përhapjen e iPhone dhe smartfonëve të tjerë që mund të përdoren për të dëgjuar muzikë.

Versionet e mëvonshme të Touch u ngjanin gjithnjë e më shumë smartfonëve, duke i lejuar përdoruesit të bënin foto, të dërgonin eMail-e dhe të bënin thirrje video.

Në një deklaratë, që njoftonte ndërprerjen, Greg Joswiak, nënkryetari i lartë i Apple për marketingun në mbarë botën, tha se “shpirti i iPod jeton”.

“Muzika ka qenë gjithmonë pjesë e bërthamës sonë në Apple dhe ofrimi i saj te qindra miliona përdorues në mënyrën se si iPod e bëri, ndikoi më shumë sesa thjesht tek industria e muzikës – ajo gjithashtu ripërcaktoi se si muzika zbulohet, dëgjohet dhe shpërndahet”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit