Kosova ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kërkesën për anëtarësim e ka bërë sot ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Një ndër mediat më të mësha botërore Reuters shkruan se Kosova shpreson të anëtarësohet në Këshillin e Evropës pas largimit të Rusisë.
“Për t’u pranuar në organizatë kërkon dy të tretat e votave nga anëtarët, dhe me Rusinë që nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, ekzistonte rreziku që çdo aplikim i mëparshëm të dështonte.
Kosova thotë se tani ka mbështetje të mjaftueshme nga trupi 46 anëtarësh për t’u pranuar dhe qeveria tha se kishte urdhëruar ministrinë e jashtme të fillonte procedurat e anëtarësimit”, shkruan Reuters.
Gjithashtu Al-Jazeera ka shkruar se me largimin e Rusisë, shanset e Kosovës për t’u pranuar janë rritur.
ABC News dhe Bloomberg kanë shkruar për aplikimin e Kosovës në Këshillin Europian.