-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ministria nuk kishte fonde”, Kisha e Kuvendit të Arbrit restaurohet nga donatorët

Kryesoret

Kisha e Kuvendit të Arbrit po restaurohet nga donatorët dhe banorë të zonës.

Lajmin e ka bërë të ditur Dom Nik Ukgjini, i cili pasi kërkoi ndihmë tek Ministria e Kulturës, gjeti zgjidhjen tek donatorët.

Ai është shprehur se kisha do të restaurohet pa prekur origjinalitetin e kishës.

“Ata më kanë njoftuar se s’kanë lekë, kam komunikuar me ta, por kishin pengesa. Nëse do të ishte ndihma e Ministrisë së Kulturës, gjërat do të ishin më lehtë edhe për mua. Mbase restaurimi do të realizohej në mënyrë profesioniste. Tashmë po punojnë me disa financa të banorëve të këtushëm, të cilët janë edhe në Itali,” është shprehur ai.

Më pas ka theksuar se restaurimi do të kryhet me tre faza si dhe do të bëhen ndryshime të rëndësishme në pjesën e brendshme të saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit