-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Banka Botërore i jep Shqipërisë 75 milionë dollarë kredi për projektin në sistemin e ujit

Kryesoret

Një kredi prej 75 milionë dollarësh (72.2 milionë euro), për një projekt për përmirësimin e performancës operative dhe financiare të ujësjellës-kanalizimeve në Shqipëri ka akorduar Banka Botërore.

Ndërsa Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) do të sigurojë një grant prej 6.3 milionë dollarësh për koston e projektit.

Lajmin është bërë i ditur nga Banka Botërore, nëpërmjet një deklarate.

Granti, sipas huadhënësit global, do të menaxhohet prej Bankës Botërore dhe do të sigurojë financim për asistencën teknike, ngritjen e kapaciteteve brenda institucioneve të sektorit qendror dhe zbatimin e monitorimin. Gjithashtu edhe për vlerësimin e rezultateve të programit.

Projekti për modernizimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Shqipëri kap një vlerë totale prej 135 milionë dollarësh dhe është bashkëfinancuar nga qeveria e vendit.

Në qendër të mandatit të tretë qeverisës të Partisë Socialiste vëmendja ka qenë pikërisht kushtuar reformës së sistemit të Ujësjellës-Kanalizimeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit