-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Britania mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kryesoret

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka ofruar përkrahjen e shtetit të tij për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Ai përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ka thënë se kërkesa e Kosovës për t’u pranuar në Këshillin e Evropës është sinjal i vendosmërisë për të përkrahur vlerat evropiane.

“Dëshira e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshill të Evropës është sinjal i mirëpritur i përkushtimit të saj për demokracinë, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj. Është gjithashtu shenjë e gatishmërisë dhe vendosmërisë për të përkrahur vlerat kyçe evropiane dhe për ta çuar më tej integrimin e saj ndërkombëtar. I uroj sukses Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook të premten.

Kosovës mbështetje i ka dhënë edhe Gjermania, ndërsa Franca ka thënë se nuk përkrah vendime të njëanshme për shkak se “mund të çojnë në tensionime”.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka bërë të ditur se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është duke u përkrahur nga grupet më të fuqishme parlamentare të Bundestagut gjerman.

Edhe, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde të premten e 13 majit ka shprehur mbështetjen për procesin dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit