-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Finlanda dhe marrëdhëniet e acaruara mes Lindjes dhe Perëndimit

Kryesoret

Qeveria e Finlandës tha të enjten se vendi duhet të aplikojë menjëherë për t’u bashkuar me NATO-n në përgjigje të agresionit rus në Ukrainë. Me këtë veprim, Finlanda po braktis politikën prej disa dekadash të neutralitetit. Ligjvënësit finlandezë pritet ta shqyrtojnë çështjen gjatë ditëve në vazhdim. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell njofton nga kufiri mes Rusisë dhe Finlandës, se një veprim i tillë do të sillte ndërlikime të mëdha për rajonin.

Gurët me ngjyra në të dy anët e një lumi të vogël shënojnë kufirin mes Rusisë dhe Finlandës. Për dekada të tëra, të dy vendet kanë patur marrëdhënie paqësore. Por ky kufi së shpejti mund të bëhet vija ndarëse mes Lindjes dhe Perëndimit – përgjatë linjave gjeopolitike.

Kufiri mes Finlandës dhe Rusisë shtrihet rreth 1.300 kilometra, pjesa dërrmuese mes pyjeve. Nëse Finlanda i bashkohet NATO-s, kjo vijë ndarëse do të bëhej kufiri më i gjatë mes aleancës dhe Rusisë, duke e transformuar rajonin.

Moska ka kërcënuar me atë që e quan “përgjigje teknike ushtarake”, nëse Finlanda i bashkohet aleancës. Egziston droja se kufiri mund të bëhet një pikë e nxehtë në të ardhmen.

Në një bisedë me Zërin e Amerikës, Charly Salonius-Pasternak nga Instituti Finlandez i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ngre pikëpyetje lidhur me skenarë të ndryshëm nga Kremlini.

“A mundet që Rusia të krijojë një lloj konflikti të ngrirë, të themi si në Xhorxhia, të zaptojë një pjesë të vogël të Finlandës me ato pak forca që i kanë mbetur? Sigurisht që mund ta provojë, por Finlanda është përgatitur ushtarakisht për këtë”.

Aktualisht nuk ka prani të dukshme ushtarake. Në doganën kryesore në Vaalimma, nuk vihet re shfaqja e ndonjë perdeje të hekurt.

“Nuk e dimë se si do të rrjedhin ngjarjet, apo ndryshojë situata mes vendeve tona. Aktualisht gjendja është e qetë dhe qarkullimi kufitar po vazhdon pa probleme”, thotë për Zërin e Amerikës roja kufitare finlandeze Jussi Pekkala.

Kur Rusia filloi agresionin ndaj Ukrainës, në pikën kufitare u vu re shtimi i kalimeve për pak kohë. Ishte një valë njerëzish që largoheshin nga Rusia

“Ishte një valë largimesh nga Rusia. Sigurisht, evropianë, amerikanë, nga rreth 52 kombësi të ndryshme që u larguan nga Rusia”, thotë për Zërin e Amerikës kapiteni finlandez i kufirit Jussi Pekkala.

Aktualisht trafiku ndërkufitar po funksionon në shkallën 10% nga nivelet te zakonshme. Vaksina ruse Sputnik nuk është e miratuar në Evropë, ndaj shumica e rusëve nuk mund të futen në Finlandë. Po ashtu, aspirtat e Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO mund të ulin numrin e vizitorëve.

Rënia e trafikut ka dëmtuar ekonominë rajonale. Qendrat tregtare kufitare janë kthyer në qytete fantazmë. Para pandmisë, rreth 2 milionë rusë vizitonin çdo vit Finlandën. Brigjet e liqeni Saimaa ishin destinacion i rëndësishëm për vizitorët rusë.

“Jemi mësuar të bashkëpunojmë me rusët. Këtu banojnë më shumë se 3 mijë rusishtfolës. Rreth 2 milionë rusë vinin çdo vit në këtë zonë. Tani janë të paktë ata që vijnë. Sipas përllogaritjeve, ne po humbasim rreth një milion euro në ditë për shkak të situatës”, thotë për Zërin e Amerikës Kimmo Jarva, kryebashkiak i qytetit Lappeenranta.

Por ajo që mund të ndodhë në këtë kufi varet kryesisht nga reagimi i Rusisë ndaj aspiratave të Finlandës për anëtarësim në NATO. Thellimi i ftohjes së shpejtë mes Lindjes dhe Perëndimit po ndihet gjerësisht në këtë vijë kufitare. /VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit