-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koreja e Veriut: Vdekja e parë nga COVID-19

Kryesoret

Koreja Veriore ka konfirmuar vdekjen e parë me koronavirus, derisa media shtetërore ka thënë se dhjetëra mijëra njerëz tjerë janë duke u përballur me ethe dhe temperaturë.

Gjashtë njerëz kanë vdekur pasi janë përballur me ethe dhe njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv në variantin Omicron të koronavirusit, ka raportuar të premten media shtetërore.

Sipas saj, 187,000 njerëz me ethe dhe temperaturë janë “të izoluar dhe janë duke u trajtuar”.

Autoritetet verikoreane kanë raportuar për një shpërthim të variantit Omicron në kryeqytetin Phenian, si dhe kanë bërë të ditura masat e izolimit.

Megjithatë, nuk kanë treguar shifrat e sakta të personave të infektuar.

Disa ekspertë besojnë se virusi ka qenë prezent tash e një kohë në këtë shtet, pavarësisht se autoritetet kanë bërë të ditur rastin e parë zyrtarisht më 12 maj.

Ata besojnë se ky shtet me popullsi prej 25 milionë banorësh është i cenueshëm, pasi Koreja Veriore nuk ka dhënë vaksina kundër koronavirusit dhe ka refuzuar furnizimet me vaksina nga prodhuesit AstraZeneca dhe Sinovac.

Mënyra e vetme e Koresë Veriore për të luftuar koronavirusin ka qenë përmes mbylljes së kufijve të jashtëm prej janarit të vitit 2020.

Autoritetet verikoreane kanë vënë edhe ndalesa në importimin e disa produkteve, çka ka ndikuar në mungesa në ushqim dhe dobësim të ekonomisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit