Tre shqiptarë kanë përfunduar në pranga e Policisë Britanike pasi janë kapur me 100 mijë paund dhe armë në mjetin me të cilin qarkullonin.
Roland Gogo, 26 vjeç dhe Klajdi Likollari, 25 vjeç u ndaluan teksa po qarkullonin me mjetin e tyre tip “BMW”, afër Lancaster ditën e djeshme. Për tre të rinjtë është vendosur arrest me burg deri në seancën e radhës gjyqësore.
Mbi ta rëndon akuza për armë mbajtje pa leje dhe para të pa justifikuara.