Trupat ruse kanë shkatërruar plotësisht 101 objekte të kujdesit shëndetësor dhe kanë dëmtuar 570 të tjera që nga fillimi i luftës, tha në Telegram kryetari i komisionit parlamentar të shëndetësisë të Ukrainës, Mykhaylo Radutskyy.
Deputeti pretendon se sulmet nuk ishin aksidentale dhe se objektet e kujdesit shëndetësor ukrainas kanë qenë objektiva të ushtrisë ruse gjatë gjithë konfliktit.
“Ushtria ruse po kryen zjarr në shënjestër në infrastrukturën mjekësore. Ata nuk shpresojnë më të pushtojnë territoret tona, por duan të shkatërrojnë të gjitha objektet mjekësore me sulme me raketa dhe bombardime. Duke i lënë qytetarët tanë pa spitale, pa maternitete, pa kujdes mjekësor dhe pa mjekë. është pjesë e gjenocidit të popullit ukrainas”, shtoi ai.
Zyrtarët thonë se tre persona, duke përfshirë një fëmijë, u vranë në një sulm rus në një maternitet dhe spital për fëmijë në qytetin e Mariupol në mars .