Të premten e 20 majit, duke filluar nga ora 14:30, do të mbahet në Gjykatën Speciale konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Seanca do të mbahet ndaj katër ish-udhëheqësve politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
Kjo është bërë e ditur në kalendarin e Dhomave të Specializuara në Hagë.