Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Izrael. Forcat okupuese izraelite, kanë sulmuar kortezhin e varrimit të gazetares Shireen Abu Akleh.
Kjo, teksa njerëzit po përpiqeshin të nxirrnin arkivolin me trupin e saj nga Spitali Francez në Jerusalem.
Sipas dëshmitarëve, ata përdorën granata trullosëse dhe gaz lotsjellës, ndërsa po i sulmonin me shkopinj.
Sulmi pasoi në plagosjen e dhjetëra prej tyre.
Vajtuesit këmbëngulën që trupi i saj të nxirrej nga spitali, kështu që e mbajtën mbi supe dhe ecën rrugëve të Jerusalem-it.
Sipas hetimit ekzistojnë dy mundësi: e para Abu Akleh u godit nga zjarri masiv nga luftërat palestineze, dhe e dyta u qëllua nga një ushtar izraelit aksdientalisht. Pak ditë më parë korrespondentja e rrjetit televiziv Sirin Abu Akleh u qëllua në kokë në territoret palestineze nga forcat izraelite teksa mbulonte përleshjet.