Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka përsëritur një ofertë për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me homologun e tij rus, Vladimir Putin, raporton The Guardian.
“Si president, jam gati të flas me Putinin, por vetëm me të. Pa asnjë nga ndërmjetësit e tij. Dhe në kuadër të dialogut, jo ultimatume”, tha Zelensky.
Ukraina dhe Rusia nuk kanë zhvilluar bisedime ballë për ballë që nga 29 marsi.
Zelenskiy gjithashtu përjashtoi sugjerimet se Ukraina duhet të bëjë lëshime për hir të sigurimit të një marrëveshjeje paqeje që do t’i lejonte Putinit të shpëtonte fytyrën, duke shtuar se Ukraina nuk do të bënte kompromis për integritetin e saj territorial.
“Largohu nga ky territor që ke pushtuar që prej 24 shkurtit. Ky është hapi i parë i qartë për të folur për çdo gjë” tha presidenti Zelensky.