Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ka bërë apel për mbështetje ndaj vendit të tij në konkursin e këngës “Eurovision.”
“Këtë vit Eurovisioni mbahet në Itali, Torino, falë fitores së Maneskin në edicionin e mëparshëm. Së shpejti në finalen e Eurovizionit , kontinenti dhe e gjithë bota do të dëgjojnë fjalët e gjuhës sonë. Dhe besoj se në fund kjo fjalë do të jetë “Fitore”! Evropë voto Orkestrën Kalush ”– kështu nis mesazhi i presidentit ukrainas në një video në Telegram.Duke kujtuar se kodi që duhet të votojnë është “12”, Zelensky përfundoi duke thënë:
“Ne mbështesim bashkatdhetarët tanë! Le të mbështesim Ukrainën!”