-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Finlanda dhe Suedia drejt NATO-s, Gjermania: Çdo gjë është gati

Kryesoret

Gjermania ka bërë të gjitha përgatitjet për një proces të shpejtë ratifikimi nëse Finlanda dhe Suedia vendosin të aplikojnë për anëtarësim në NATO.

“Gjermania ka përgatitur gjithçka për një proces të shpejtë ratifikimi”, është shprehur ministria gjermane Annalena Baerbock gazetarëve në ditën e dytë të bisedimeve me homologët e saj të NATO-s në Berlin, duke shtuar se ministrat ranë dakord të shtunën mbrëma se nuk duhet të ketë një zonë gri midis kohës së aplikimit dhe pranimit.

“Nëse vendosin të bashkohen, mund të bashkohen shpejt… Ne duhet të sigurohemi që t’u japim garanci sigurie, nuk duhet të ketë periudhë tranzicioni, një zonë gri ku statusi i tyre është i paqartë”, tha ajo.

Kryediplomatja gjermane i referohej një periudhe ratifikimi që mund të zgjasë deri në një vit, gjatë së cilës vendet nordike nuk do të mbrohen ende nga Neni 5 i NATO-s, i cili garanton se një sulm ndaj një aleati është sulm ndaj të gjithëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit