-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërkoi 4 mijë euro për hipotekën e hotelit, ish-drejtori i Kadastrës mbetet në burg

Kryesoret

GJKKO ka dhënë këtë të diel masën e sigurisë arrest me burg për ish-drejtorin e Kadastrës në Sarandë, Laert Pasha, i cili akuzohet për korrupsion.

Laert Pasha, zyrtar i Kadastrës së Sarandës, u arrestuar për korrupsion pas denoncimeve. 41-vjeçari, banues në Sarandë, ishte me detyrë specialist i sportelit dhe arkivës në zyrat e ASHK Sarandë.

Rasti u denoncua nga emision investigativ, ku një pronari hoteli në Sarandë tha se i kishin premtuar legalizimin përmes korrupsionit.

Pas 3 vitesh, denoncuesi kishte mbajtur kontakte me Laert Pashën, ish-drejtorin e Kadastrës në atë kohë, këtë here i kërkon 4000 Euro për nxjerrjen e hipotekës së hotelit.

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame tha pas arrestimit se u kërkon falje qytetarëve për këtë rast abuzimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit