-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prodhuesit e naftës arrijnë përfitime marramendëse në 3 mujorin e parë të vitit 2022

Kryesoret

Lufta në Ukrainë dhe përkeqësimi i klimës ka rezultuar të jetë fitimprurës për kompanitë kryesore të naftës dhe gazit në botë. Bazuar në të dhënat financiare, 28 prodhuesit më të mëdhenj të naftës kanë arritur afro 100 miliardë dollarë fitime vetëm në tre muajt e para të vitit 2022.

Me rritjen e çmimit të derivateve, pas agresionit rus në Ukrainë, bizneset e mëdha të karburanteve në tremujorin e parë të vitit, kanë realizuar 93.3 miliardë dollarë fitime totale.

Shell – njëra ndër kompanitë prodhuese – ka realizuar 9.1 miliardë dollarë fitim nga janari deri në marsin e këtij vitit, pothuajse tre herë më shumë se sa fitoi në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa Exxon, po ashtu një kompani prodhuese e derivateve fitoi 8.8 miliardë dollarë, me një rritje prej gati trefishë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Coterra Energy, një kompani me bazë në Teksas, pati fitimet më të mëdha të papritura nga 28 kompanitë, me një rritje prej 449% të fitimeve në krahasim me vitin e kaluar, në 818 milionë dollarë.

Rritja e fitimeve, në një kohë kur inflacioni është rritur në shumë vende, ka shtyrë disa prej kompanive të kthejnë miliarda dollarë te aksionerët nëpërmjet blerjeve të aksioneve dhe dividentëve.

Ben Van Beurden, shefi ekzekutiv i Shell, tha se performanca e kompanisë “është ndihmuar nga makro dhe makroja është ndikuar nga lufta në Ukrainë”. Ai shtoi se kjo situatë do të thotë “ne kemi një kompani më të mirë, kemi një performancë më të mirë dhe po me të vërtetë aksionerët tanë do të përfitojnë gjithashtu nga kjo”.

Murray Auchincloss, shefi financiar i British Petrol (BP), tha: “Sigurisht, është e mundur që ne të marrim më shumë para sesa dimë se çfarë të bëjmë”.

Aktivistët e klimës, megjithatë, i kanë quajtur fitimet “të turpshme” dhe kanë argumentuar se sigurimi i lëndëve djegëse fosile nuk do të ishte aq shpërblyes nëse qeveritë do të kishin vepruar siç duhet për t’u përballur me krizën e përshkallëzuar klimatike.

“Lakmia e këtyre kompanive është tronditëse”, tha Lori Lodes, drejtoreshë ekzekutive e Climate Power.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit