-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rriten temperaturat, qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë

Kryesoret

Temperaturat e larta gjatë këtyre ditëve kanë bërë që shumë qytetarë nga Kosova të zgjedhin Shqipërinë si destinacion për të kaluar ditët e ngrohta të vikendit.

Fluks i madh i veturave dhe autobusëve është vërejtur gjatë kësaj fundjave në pikën kufitare në perëndim, ku përfshihet pika kufitare në Vërmicë e Morinë.

Zyra për Informim e Policisë së Kosovës përmes një përgjigje me shkrim për Telegrafin ka dhënë detaje për lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve motorike nga dita e premte e deri të shtunën në orën 24:00.

Statistikat e hyrje/daljeve në kufirin Kosovë-Shqipëri gjatë të premtes/ Burimi: PK

Sipas të dhënave nga policia, të premten dhe të shtunën kufirin Kosovë-Shqipëri e kanë kaluar afro 10 mijë vetura.

Gjatë këtyre dy ditëve policia ka regjistruar në dalje 777 kamionë, 315 autobusë, kurse ka kontrolluar mbi 30 mijë qytetarë të cilët kanë qenë me vetura, kamionë e autobusë duke shkuar drejt Shqipërisë.

Statistikat e hyrje/daljeve në kufirin Kosovë-Shqipëri gjatë të shtunës/ Burimi: PK

Nga 1 maji për të hyrë në Shqipëri më nuk do të ketë nevojë për paraqitjen e dokumentit të vaksinës, testimit për SARS CoV-2 dhe certifikatës së shërimit.

Gjithashtu është hequr edhe detyrimi për mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme, ndërkaq në ambientet e mbyllura është rekomanduar që maska të mbahet. /Telegrafi/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit