Prej 16 maj deri më datë 18 maj, në Shqipëri do të mblidhen mbi 500 përfaqësues nga Komisioni Evropian si edhe 10 vende të tjera rajonale, në forumin e shtatë të nismës rajonale EUSAIR.
Ky vit, e sheh Shqipërinë si mikpritëse të takimeve të këtij forumi, nën moton “BE – Rinia – Shkëmbimi Kulturor – Rajoni Adriatiko – Jonian”.
Diskutimet kryesore do të jenë të lidhura me integrimin evropian.
Pjesë e agjendës ndërkaq, do të jenë edhe procese të tjera si agjenda e gjelbër e vendeve, turizmi, kultura apo ndërlidhjet.
Mbi këto të fundit, do të flitet për dy aspekte kryesore: Digjitalizimi dhe transporti e infrastruktura.