-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat spanjolle: Shqipëria destinacioni perfekt për pushime

Kryesoret

Kroacia e re, rivalja e Greqisë apo sekreti i fundit i Europës janë disa nga epitetet me të cilat përshkruhet Shqipëria në një prej gazetave më të njohura spanjolle “El Debate”.

Shqipëria po bëhet zbulimi i ri për turistët nga e gjithë bota për shkak të kulturës, plazheve dhe çmimeve, që janë shumë më të lira se në vendet fqinje dhe destinacione të tjera të ngjashme.

Riviera Shqiptare, Karaibet Evropiane

Por, çfarë ka Shqipëria, sipas gazetës spanjolle që i bën ata që e vizitojnë të dashurohen pas saj? Në artikull përmendet vija bregdetare mes Vlorës dhe Sarandës, e përshkruar si një nga zonat më të bukura në Europën Jugore dhe si xhevahir i detit Jon.

Ksamili apo Parku Kombëtar i Butrinit janë dy destinacione të tjera që sugjerohen më së shumti për tu vizituar. Dhe sigurisht, Syri i Kaltër i cili konsiderohet një nga atraksionet turistike më të famshme në Shqipëri.

Porto Palermo përshkruhet si një ndalesë e detyrueshme dhe që tregon shumë për historinë e vendit. Po ashtu sugjerohen edhe Himara, plazhi i Gjipes dhe Qeparo. Sa i përket çmimeve, Shqipëria konsiderohet si një vend i përballueshëm si për hoteleri ashtu dhe për restorante.

Çmimet

Sipas medias spanjolle  Shqipëria është një vend shumë i përballueshëm. Në platforma si Booking ose Airbnb mund të gjesh dhoma ose apartamente hoteli nga 22 euro për natë . Në fakt, mund të gjesh hotele me katër yje që ofrojnë dhoma për më pak se 100 euro nata.

Ushqimi, një përzierje midis greqishtes dhe italishtes, është gjithashtu shumë i lirë. Si rregull i përgjithshëm, në çdo restorant në bregdet mund të hani dhe pini për rreth 10 euro.

Për sa i përket fluturimeve, siç ndodh shpesh, çmimi i tyre varet shumë nga koha e vitit dhe kërkesa. Mes muajve qershor dhe gusht mund të gjeni fluturime nga Spanja që janë rreth 150 ose 200 euro vajtje-ardhje, ndërsa në shtator çmimet mund të jenë më pak se 100 euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit