-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Apeloi vendimin, prokurori Bica për 15 vite jashtë sistemit

Kryesoret

Komisioni i Posaçëm i Apelimit, edhe pse gjeti shkelje të rënda në procedurat e ndjekura nga KPK vendosi me shumicë votash të lërë në fuqi vendimin, i cili përjashton prokurorin Petrit Bica nga sistemi i drejtësisë për 15 vjet.

KPA arsyetoi se Bica do duhej t’i ishte nënshtruar procesit të rivlerësimit dhe se heqja dorë nga ky proces shoqërohej po ashtu edhe me ndalimin 15-vjeçar për të marrë poste në sistemin e drejtësisë.

Bica e apeloi vendimin e KPK dhe kërkoi që ai të korrigjohej dhe po ashtu heqjen e pjesës që e ndalonte përfshirjen e tij në sistemin e drejtësisë, duke pretenduar se nuk ishte larguar përmes dorëheqjes.

Gjatë shqyrtimit në dhomë këshillimi gjeti shkelje në procedurën e ndjekur nga Komisioni dhe kaloi çështjen në seancë publike. Megjithatë pasi dëgjoi Bicën dhe avokatin e tij KPA la në fuqi vendimin e Komisionit për pjesën që prokurori të përjashtohej nga sistemi.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Mimoza Tasi kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.13/2022, datë 24.02.2022, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Petrit Bica kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 506, datë 31.01.2022.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 506, datë 31.04.2022, që i përket subjektit të rivlerësimit Petrit Bica.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 16.05.2022.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit