-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Efektet e Covid-19, rriten vdekjet nga zemra dhe truri

Kryesoret

Efektet negative të pandemisë së koronavirusit po ndihen tek të gjitha sëmundjet. Vonesat në diagnostikim dhe qëndrimi larg spitalit nga frika e infektimit, kanë rritur jo vetëm pacientët në shërbime të ndryshme, por edhe humbjet e jetës.

Sëmundjet e zemrës dhe të trurit kryesojnë për numrin më të lartë të vdekjeve edhe gjatë pandemisë dhe jo vetëm në Shqipëri.

“Është ende herët për të folur me shifra të sakta, por sigurisht ka patur efekte anësore nga pandemia e koronavirusit. Pacientët nuk vinin dot në spital si më parë dhe kur filluam të shihnim se çfarë ndodh me këta persona, vumë re që vdekjet si pasojë e zemrës dhe trurit u rritën”, thotë neurokirurgu Vakis Papanastasiu.

Gjatë konferencës ndërkombëtare të neurokirurgjisë, mjekët thonë se incidenca e sëmundjeve tumorale në Shqipëri është e ngjashme me popullsitë e tjera. Shkaku kryesor i kancerit të trurit është trashëgimia, ndërsa faktorë të tjerë janë rrezatimet e ndryshme dhe elementet toksikë.

Në shërbimin e neorokirurgjisë në QSUT kryhen mbi 1200 operacione në vit, nga të cilat 300 janë ndërhyrje për tumorin e kokës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit