-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fauci: Largohem nëse Trump rizgjidhet President

Kryesoret

Dr. Anthony Fauci deklaron se nuk dëshiron të punojë më me Donald Trump, nëse ai rizgjidhet President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për herë të dytë.

Gjatë një interviste në CNN, Fauci e quajti jo optimale përgjigjen e administratës Trump ndaj pandemisë së koronavirusit.

“Nëse Trump do të rikthehej në Shtëpinë e Bardhë si Presidenti, dhe Covid do të ishte sërish kërcënim, apo do të kishte ndonjë emergjencë tjetër shëndetësore, a do të kishit besim tek aftësia e tij për t’u përballuar me një pandemi të kësaj natyre? A do të qëndronit në vendin tuaj”, u pyet Fauci nga gazetari i CNN, Jim Acosta.

“Jo”, u përgjigj shkurt Fauci, duke qeshur. “Nëse analizon historinë e reagimit të administratës (Trump) mendoj se fjala më e mirë që mund të thuash është se nuk ishte optimal. Mendoj që historia flet vet, nuk ka nevojë të bëj komente të tjera”.

Fauci dhe Trump janë përplasur shpesh në të kaluarën për çështjet e shëndetit publik. Gjatë kohës së presidencës së Trump, Fauci u la kryesisht në hije dhe, siç ka pranuar vetë, komunikimet i kishte vetëm me zv.presidentin Mike Pence. Ndërkohë që me futjen e Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë ai u emërua si këshilltari kryesor për mjekësinë.

82-vjeçari mban postin e drejtorit të Institutit Amerikan për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive që prej vitit 1984. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit