Pas aksidentit që ndodhi mbrëmjen e kaluar në QSUT ku gjatë bllokimit të ashensorit u lënduan dy persona është zbuluar edhe kompania private që ka si detyrë mirëmbajtën e ashensorëve në QSUT.
Kompania me pronar Ardian Sulollarin, që administron këto ashensorë është “Sulollari Klima”, e cila vetëm disa muaj më parë kishte marrë tenderin me vlerë 24 milionë lekë.
Po ashtu mësohet se kjo kompani merrej edhe mirëmbajtjen e ashensorëve.